Pse socialistët po shënjestrojnë Vitore Tushën

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur Gjykata Kushtetuese shpalli në një njoftim se Marsida Xhaferllari është anëtarja më e re e saj, njohësit e vjetër të politikës e dinin se shumë shpejt në qendër të sulmeve të socialistëve do vihej dikush tjetër.

U desh të vinte e diela dhe një seri mesazhesh nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shënjestruan Vitore Tushën.

Ajo që ishte paralajmëruar, u bë realitet.

“Në ueb e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?” shkruan Xhafaj.

Por përse ky sulm? Që të kuptojmë situatën, duhet të kthehemi dy ditë pas, kur në Gjykatën Kushtetuese u paraqitën Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi, të dyja për të njëjtin post.

Anëtarët e gjykatës, Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të betuar përpara presidentit, u mblodhën për të shqyrtuar rastin.

Muçi dhe Tusha u shprehën se nuk mund të nisë detyrën askush pa bërë betimin. Kurse Toska dhe Papajorgji mbështetën Vorpsin.

Diferencën në këtë barazim votash e bëri Tusha, e cila po ushtron edhe kompetencat e kryetares së gjykatës.

Në një njoftim të GJK, u bë e ditur se në listën e emrave që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është edhe gjykatësja Marsida Xhaferllari.

A do vazhdojnë sulmet ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese nga një parti politike që duhet të jetë e paanshme në proces? Mbetet të shihet.

Zjarr Tv Ad