Skandali me spiunin rus që po lëkund raportet Serbi-Rusi, vjen reagimi i Putinit

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali me agjentin e shërbimit sekret rus duket se ka lëkundur raportet Beograd-Moskë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot qysh herët ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ndërsa në mbrëmje do të mbledh edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë lidhur me këtë skandal që ka tronditur Serbinë dhe pushtetin atje, ka folur zëdhënësi i zyrës së Putinit, Dimitry Peskov.

Peskov nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth agjentit rus që shihet në video teksa i jep një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë të shtetit serb, megjithatë ka shtuar se s’ka asgjë që mund t’i lëkund raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

“Marrëdhëniet em Serbinë kanë karakter vëllazëror. Asgjë nuk mund të ndikojë në këtë partneritet”, ka thënë para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Sot lidhur me këtë skandal  kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ndërkohë në mbrëmje është paralajmëruar se do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Pas këtij takimi më krerët e institucioneve të sigurisë, Vucic do t’i drejtohet serbëve përmes një konference për mediares.

Takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë Vucic pritet që adresimin e tij publik ta bëjë rreth orës 19:00 – 21:00.

Zjarr Tv Ad