Zgjedhje elektorale në Hong Kong, protestuesit kërkojnë të dërgojnë një mesazh përmes votës

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas pesë muajsh protesta anti-qeveritare, sot do të mbahen zgjedhje të parakohshme në Hong Kong.

Në votime janë regjistruar tashmë rreth 4.1 milion persona, më shumë se gjysma e popullsisë, ku janë formuar dhe rradhë të gjata jashtë qendrave të votimit.

Nëpërmjet tyre do të zgjidhen pjesëtarët e rinj të këshillit qeveritar si dhe Shefin Ekzekutiv të Hong Kongut, një post që aktualisht e mban Carrie Lam.

Më shumë se 400 kandidatë do të zgjidhen për të formuar këshillin e Hong Kongut.

Që në orët e para të mëngjesit me qindra e mijëra protestues janë mbledhur dhe kanë deklaruar se nuk do të ndërpresin në asnjë moment procesin e votimit.

Këto zgjedhje do të shërbejnë si provë që pas fillimit të protestave 5 muaj më parë në mënyrë për të treguar se sa do të reflektojë qeveria pas trazirave dhe kërkesave të shumta të popullsisë.

Zjarr Tv Ad