Të paktën tre civilë janë vrarë dhe mbi 20 janë plagosur nga një sulm me autobombë i organizatës terroriste YPG/PKK në rrethin Tal Abyad në veri të Sirisë.
“Terroristët, vrasës të foshnjave, edhe sot kryen një sulm me një automjet të ngarkuar me bombë ndaj popullatës civile e cila gjendej për punë në zonën industriale në Tal Abyad”, tha Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë në Twitter.
“Sipas të dhënave të parë, tre persona janë vrarë, kurse mbi 20 janë plagosur”, shtoi ministria.
Tal Abyad bën pjesë në rajonin ku Turqia organizoi operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes”.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.