Rumania zgjedh Presidentin e ri, Presidenti aktual favorit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gara për presidencën rumune po vjen drejt fundit për dy kandidatët Klaus Iohanis dhe Vjorika Dençila. Iohanis është aktualisht Kreu i Shtetit dhe favoriti për të fituar mandatin e dytë. Ai vlerësohet nga perëndimi për idetë kundër korrupsionit dhe dëshirën për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Qytetarët rumunë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur Presidentin e tyre të ardhshëm.

Kreu aktual i shtetit, Klaus Iohanis, mbetet favoriti në balotazhin me ish-kryeministren, Vjorika Dençila.

Liberali 60-vjeçar në raundin e parë mori 37 për qind të votave, ndërsa rivalja socialdemokrate, rreth 22 për qind.

Iohanis vlerësohet nga perëndimi si proeuropian dhe për ambiciet për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe mafies, dhe për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Bashkimi Europian mendon se këto nisma janë zmbprasur nga qeveritë socialdemokrate.

“Sot votojmë për të ardhmen e Rumanisë, për rrugën që duhet ndjekur. Sot kampionët janë ata që kanë ngjyrosur gishtin, dhe të dashur rumunë, sot duhet të jeni të gjithë kampionë,” deklaroi kreu i shtetit që lufton për një mandat të dytë.

Optimiste u tregua edhe kundërshtarja e tij, e shkarkuar muajin e kaluar nga posti i kryeministres pas humbjes së votëbesimit.

“Votova që Rumania të ecë përpara, jo prapa në kohërat kur nuk kishim të drejta dhe liri për shkak se një njeri kishte të gjithë pushtetin,” u shpreh ish-kryeqeveritarja Dençila pas votimit.

Zjarr Tv Ad