Banorët e Unazës protestë para prokurorisë: Hetoni projektin korruptiv të Unazës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës së “Unazës së Re” kanë mbërritur para prokurorisë së Tiranë duke kërkuar nga kjo e fundit të hetojë projektin që u prishi atyre shtëpitë.

Banorët janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të opozitës, të cilët i janë bashkuar protestës.

Pas një viti tek “Unaza e Re” filloi prishja e shtëpive, ndërsa banorët vijojnë protestat.

Protestuesit shprehen se nëse nuk do ketë drejtësi do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Rama ik” janë thirrjet e protestuesve para Prokurorisë.

Ndërsa mbajnë pankarta në duar, ku në një prej tyre shkruhet: “Herët a vonë drejtësia triumfon”.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.

Zjarr Tv Ad