’Tek okulistika mungojnë penjët e qepjes’, Bardh Spahia, Ramës: Hajn dhe i pacipë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar me një shenim në faqen tij në facebook ndaj një mashtrimi të radhës të kreut të qeverisë për shendetësinë falas.

Ai denoncon ratsin e mungesës së mjeteve mjekësore tek Okulistika ndërkohë që akuzon Ramën për koncesionet e shfrenuara.

“Vetëm një psikopat i babëzitur mund të zhysë në borxhe edhe brezat e ardhshëm me koncesione korruptive që si rezultat kanë edhe mungesa të mjeteve e paisjeve më bazike në shendetësi”, shkruan Spahia.

Ja postimi i plotë i tij

HAJN DHE I PACIPE

Pacipësi olimpike e një Kryeministri që thotë se është investuar 38 milionë euro për koncesione, por nuk shpjegon se si prej disa ditësh tek Okulistika nuk punohet se nuk ka sutura (penj për qepje), sutura që për hir të së vertetës ka 5 vite që mjeket i blejnë vetë nga xhepi i tyre!!!!!

Kaq mungesa bazike ka shendetësia pasi paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për PPP-të për punë që nuk bëhen!!! E paturpësisht kllouni-kryeministër thotë se qytetarët i marrin sherbimet falas se koston e ka shteti!!!!

Nga i merr lekët ky shteti që paguaka për qytetarët? Si mund të leshosh një brockull të tillë pa u skuqur e pa t’u dridhur qerpiku! Vetëm një psikopat i babëzitur mund të zhysë në borxhe edhe brezat e ardhshëm me koncesione korruptive që si rezultat kanë edhe mungesa të mjeteve e paisjeve më bazike në shendetësi.

Zjarr Tv Ad