Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic i telefonoi sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e mbështetjen e popullit kroat për popullin shqiptar. Presidentja Kitaroviç e informoi Presidentin Meta për ndihmën profesionale dhe humanitare të Kroacisë që pritet të mbërrijë sot në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit.
Presidenti Meta e falenderoi homologen kroate për këtë solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në këto momente të vështira