E dhimbshme/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar“, kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 nentorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.

I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë. Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.

Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime.

Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Zjarr Tv Ad