Rama thirrje Bashës: Koha e bashkimit konkret

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama fton opozitën të ulen bashkë në tryezë për të përballuar situatën e rëndë post tërmetit.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike” shkruan Rama ne nje postim ne facebook.

Termeti i 26 nentorit shkaktoi 51 te vdekur dhe qindra banesa te demtuara dhe Rama fton Bashen te reflektoje

Edi Rama: “Eshtë koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!  Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek, një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët, një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit, një kohë me fitu e një kohë me hum, një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”

Zjarr Tv Ad