Prokuroria e Durrësit nis të hënën hetimin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Durrësit do të nisë të hënen hetimet për dëmtimet e pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit. Burime bëjnë me dije se do të hetohet çdo rast ndërtimi i banesave dhe pallateve që nga lejet e ndërtimit, zbatimi në terren i  punimeve dhe kolaudimet e kryera nga inxhinierët e bashkisë dhe ata private të liçensuara.

Nga hetimet synohet që të verifikohet cilësisa pinimeve duke filluar nga trashësia e kolonave dhe mureve e mbi të gjitha zbatimi i planeve fillestare të ndërtimit.  Në Shqipëri ka pasur shumë probleme përsa i përket shtesave në banesa e në pallate të cilat kanë mbetur edhe peng i legalizimeve.

Ekspertë të njohur në vend kanë ngritur shqetësimin se ndërtimet në vend janë ngritur në zona  të rrezikuara si në këneta dhe breg të detit ku lëkundjet e tërmeteve reflektohen më shumë.  Në mbledhjen e fundit të qeverisë kreu i qeverisë paralajmëroi forcim të penaliteteve për të gjithë  inxhinierët apo projektuesit që nuk zbatojnë ligjin në ndërtim.

Sizmiologët dhe inxhinierët theksojnë se Kodi Antisizmik dhe hartat e shpërndarjes sizmike në fuqi janë miratuar që në periudhën komuniste dhe  nuk ka asnjë reflektim të ndryshimeve të fundit. Ndërkohë që për për ndërtimet mbi 8 kate, kërkohet që më parë të realizohen studime sizmologjike. Tirana dhe Durrësi, janë dy qarqe me aktivitet sizmik që mund të arrijë një magnitudë deri në 6.9 të shkallës Rihter.

Zjarr Tv Ad