Tabaku: Koha për përgjegjshmëri nga institucionet, boll me fjalë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në çdo cep të Tiranës gjen banesa të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa askush nuk përgjigjet për kohën kur do të vijnë inspektorët vlerësues dhe për ruajtjen fizike të banesave nga vjedhja. Kështu shprehet ish deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila ka vizituar disa prej familjeve të dëmtuara në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Sipas Tabakut, është koha për përgjegjshmëri nga institucionet, qytetarët nuk mund të ngopen me fjalë.

“Në çdo cep të Tiranës gjen shtëpi të dërrmuara nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi vendin. Qytetarë në zgrip të mundësive që sot gjenden përballë godinave të dëmtuara që ende presin autoritetin e shtetit për t’i vlerësuar. Fatkeqësisht asnjë gjurmë nga institucionet përkatëse për t’i vlerësuar gjendjen e tyre, ndërsa qytetarët janë përballë pikëpyetjes në duhet të vazhdojnë apo duhet t’i braktisin shtëpitë.

Askush nuk përgjigjet për kohën kur do të vijnë inspektorët vlerësues, askush nuk përgjigjet për ruajtjen fizike të këtyre banesave nga vjedhja. Qytetarët mund të jenë lehtësuar sadopak nga zhdukja e lëkundjeve të forta por ato nuk e dinë ç’do ndodhë me pasurinë e tyre dhe mundin e tyre të jetës. Keto shtepi ne pallatet popullore ne Kombinat, si nje nga zonat me te demtuara qe kam pare deri me sot ne Tirane, jane shembulli se qytetaret kerkojne me sy nje perfaqesues te institucioneve qeveritare dhe qe nuk gjejne askend.

Koha për përgjegjshmëri nga institucionet, qytetarët nuk mund të ngopen me fjalë”, shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Zjarr Tv Ad