Nuk dëgjuam pas kryetarit të PS-së të fliste tjetër kush në Takimin për ndarjen e tesrave të PS-së…
Kronika u mbyll.
Mikrofonat kaluan në Of!
Më tej, në kronikat e mediave dëgjuam Blushin që deklaronte i tensionuar jashtë salle:
Sot isha i pa ftuar! Në sallë kishte banditë! Në salle kishte fishkellima. Në sallë fitoi ulërima !
Kjo ishte pak a shume ajo çfarë pamë e dëgjuam në këtë takim të se majtës…laburiste te vitit 2016!
Unë e njoh herët këtë regji frikacakësh.
E njoh edhe Qazim regjizorin. E për dreq, duhet të flas për Elbasanin tim. Duhet të flas edhe për “njeriun tim” Qazim…Turp! Sërisht turp për ty Qazim!
Me ktheve vite pas, ne 2005, kur prite Nanon ne ilegalitet, në një Bashki fantazëm, qe si marifetçi otomam që je, i kishe përzënë punonjësit e administratës për të mos pare e degjuar njeri se kë prisje ti në Bashki. Në atë vit, në atë takim, kerkove mëshirë për t’ët lënë të qetë në hallet e tua. U qave për të semuret qe kishe ne familje… E kështu të lamë. Një dorë në bakllava, e nje dore ne kadaif! Te lame kryetar Bashkie. Edhe Nano të tha: po të mëshiroj sot e s’po ta them fjalën e fundit… Qazim!
Por ti e paske karakter skuthllëkun! Vazhdo, ha llokmat e bakllavase Qazim…Neveri.
Nga Ylli Dylgjeri