Vokshi: Rama nuk u heq 150 mln USD oligarkëve, por mban me urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas urdhrit për t’u mbajtur një kontribut nga pagat policëve dhe mësuesve për familjet e prekura nga tërmeti. Vokshi e cilëson skandaloz urdhrin dhe thotë se në vend t’u heqë 150 mln dollarë oligarkëve, Rama iu mban lekët e rrogës policëve dhe mësuesve. Ajo kërkon anulimin e akteve me urgjencë.

“Urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve.
Aktet duhet të anulohen me urgjencë!
Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”, deklaron Vokshi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Zjarr Tv Ad