Përfshihet nga flakët lokali në Fier

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lokal është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Vogël të këtij qyteti, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar pjesa më e madhe e lokalit.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se lokalin prej 15 vitesh e kishte marrë me qira shtetasi Agron Malaj.

Flakët kanë ardhur nga ambienti ku piqej mishi, i cili ishte ishte me strukture druri gjë që ka ndihmuar në përhapjen  e shpejte të flakëve. Punonjësit sapo kanë  konstatuar flakët kanë dalë menjëherë jashtë.

Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikëses flakët u vunë nën kontroll.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad