Ekstradohet nga Zagrebi 35-vjeçari

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vra sjen e një oficeri policie gjatë një grabitje të armatosur është ekstraduar nga Zagrebi. Joland Bushati, banues në Lekbibaj ishte liruar para kohe me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë.

“Por ky vendim u revokua nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër që më 4 janar të këtij viti vendosi që Bushati do vazhdonte vuajtjen e dën imit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg,” –njofton policia.

35-vjeçari qëlloi për vde kje punonjësin e policisë me iniciale N. Gj., ndërsa grabiti pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj”, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale A. P.

Joland Bushati u arrestua në Kroaci dhe më pas u ekstradua drejt vendit tonë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagreb/Kroaci.

Tjetër ekstradim – Ndërkohë nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia i 29-vjeçarit shqiptar, Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, lindur në Bulqizë, i dënuar për dro gë.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj bu rg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike,”– informon policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Zjarr Tv Ad