Arba Kokalari s’e harron origjinën: Shpresoj që Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari, njëherësh politikane në Suedi, ka folur për marrëdhëniet mes të dyja shteteve. Në ligjërimet e saj publike, por edhe në rrjetet e saj sociale, mbesa e shqiptares Musine Kokalari, Arba Kokalari, ka luajtur rolin e avokates së Shqipërisë për sfidat drejt rrugës evropiane.

“Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë time atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve.”-tha ajo.

Zjarr Tv Ad