Avni Delvina ironizon drejtorët dhe analistët që mbrojnë qeverinë Rama

0
368
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shqiptare po shkon drejt finalizimit të një projekti që do fundoste përfundimisht fjalën e lirë në Shqipëri.

Nismat anti-shpifje janë kundërshtuar nga dhjetëra organizata dhe institucione të rëndësishme europiane dhe amerikane.

BIRN vlerëson në një shkrim se nëse do miratohen këto nisma më 19 dhjetor, Shqipëria nuk do jetë më demokraci hibride- pra një sistem me një këmbë në liri dhe tjetrën në diktaturë- por do jetë plotësisht totalitarizëm.

Megjithatë, siç tregon kjo grafikë e mjeshtrit Avni Delvina, nuk janë të paktë gazetarët e njohur në Shqipëri, sidomos ata të medias televizive, që ose nuk janë solidarizuar, ose nuk janë shqetësuar për situatën e rëndë.

Delvina i vendos ata në një situatë hipokrizie, duke ‘marshuar’ në Paris me moton ‘Je suis fjala e lirë’, një referencë ndaj protestës-homazh që u mbajt pas sulmit në redaksinë e revistës Charlie Hebdo.

Për ironi, në atë protestë mori pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që është kthyer në armikun numër 1 të medias në vend.

Por problemi është se çdo gazetar në këtë vend duhet ta kuptojë se fjala e lirë nuk i përket vetëm e portaleve dhe e internetit. Liria e medias na përket të gjithëve.

Zjarr Tv Ad