Policia e informacionit……trokiti para 7 muajsh në derën time! (Nga Ylli Dylgjeri)

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Policia e informacionit…

…trokiti para 7 muajsh në derën time.
Trokiti për një humor, trokiti për vjershë, trokiti për një strofë, trokiti për fjalën… kakë! Kaq duhej që garda e militantëve të ardhur nga provincat në zyrat e Administratës Shtetrore të më sulmonin mua.
E realizuan qëllimin, më larguan nga puna për një vjershë në Facebook! Haaaaaaaa. Mediokër.
“Do të mbahet mënd si Dëshmori i parë i Facebook- ut Ylli” – u shpreh Andi Bejtja aso kohe. Por nuk u la me kaq. Regjimi me qillota u egërsua. U shtrëngua dhe plasi nën qillota. Thuhet se edhe urinon nga frika nën to. Por më tej, rradhët e “dëshmorëve” të fjalës së lirë
u shtuan. Vazhdoi çensura. Policia e informacionit u hodh në veprim…Dikur në opozitë, pas çdo dalje të Liderit të PS në ekran dëgjonim ti përshëndeste gazetarët e TV Klanit: Të fala Sandrit!
Sot pas mbylljeve të Portaleve, mbylljeve të emisioneve, largimit te gazetarëve, arrestimit
të shkruesve në Facebook, mbylljes së gojës, presim nga Lideri i Opozitës ti thotë sërisht gazetarëve të ERTV-së: Të fala Sandrit! Por tashmë Sandër Lleshit.
Akuzat janë nga më qesharaket: Përhapje paniku!
Qen e lehaqenës, kazan …etj. vinë vërdallë.
Ju thashë aso kohe kolegëve: Kujdes, po troket edhe për Ju! Por, disa gazetarë “profesionistë”
e leftistë, më ironizuan duke më thënë: nuk iket nga puna për një kakë! Dakort. Bëni kakën tani! Rreshtohuni në grevë , ose ta gëzoni ligjin e çensurës! Regjimi me qillota është hedhur në aksion:
Të zë për fyti edhe me tespie.Të mbyt.Të than përshtymën. Të nxin ekranin e të çon deri…në Kosovë të thuash të vërtetat e shtetit Amë.
Urime Adi Krasta! E vërteta duhet të thuhet,
nuk ka rëndësi nga thuhet. Thuaje Adi.
Sot, po të dëgjojmë të gjithë si komb.
Mbylleni edhe TV-në e Kosovës…qesharakë.

Zjarr Tv Ad