Berisha citon Kennedy-n: Armiku më i keq, njeriu që dhunon fjalën e lirë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pjesëmarrës në Akademinë Politike të zhvilluar nga FRPD dhe fondacioni “Konrad Adenauer”, ish kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe projektligji i qeverisë për mediat, i kundërshtuar me forcë nga gazetarët dhe faktori ndërkombëtar.

Sipas Berishës, këto janë standarde të denja për vende si Korea e Veriut apo Venezuela.

Ish kryeministri shtoi se, nuk ka armik më të madh për njeriun se sa ai që dhunon fjalën e lirë.

“Demokracia po shket në kakistrokraci. Se njeriu që kryeson ekzekutivin shqiptar, vetëm javën e fundit, u është drejtuar mediave të vendit se u tregojnë shqiptarëve të vërtetën për dramën e tërmetit, iu drejtohet si qenefe. Unë po iki në Londër, po ju hiqni sytë nga qenefet. Iu drejtohet gazetarëve si kazanë dhe hale. I drejtohet analist qenit që leh. A ekziston kund ky standard në Europë, në hapësirën e OSBE. Unë druaj se veç Koresë së Veriut dhe Venezuelës, jo.

Ky njeri më 1 janar do të marrë drejtimin e OSBE. Jeni të rinj dhe uroj të mos keni armiq. John Kennedy thoshte: Tre janë armiqtë e njeriut: Tirania, sëmundja dhe varfëria. Nëse më pyesni mua, armiku më i keq është njeriu që dhunon fjalën e lirë. Ai fillon me fjalën e vazhdon me çdo krim. Dhe ky në Shqipëri është Edi Rama”, u shpreh ndër të tjera ish kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad