Hidhet nga lartësia një person në Tiranë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë është hedhur nga kati i 5-të i një pallati në Tiranë. Burime zyrtare nga policia thanë se në orën 15:05, është vetëhedhur nga lartësia nga burrë, i cili është i paidentifikuar. Nga të dhënat, mësohet se ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:05 në rrugën ‘Thanas Tashko’ është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike një shtetas ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.

Zjarr Tv Ad