U dënua nga gjykata, Salianji: Nuk më ndalojnë dot

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar më 1 vit burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji për çështjen ‘Xhafaj’, pasi akuzohet për ‘kallëzim të rremë’. Gjatë një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se askush nuk e izolon dot dhe se ky gjyq e bën të jetë më i privilegjuar.

‘Është marrë një vendim e shkruar shumë kohë më parë. E pabazuar në prova dhe në fakte, vetëm në dëshirën e kryeministrit. Ka disa shkelje të qarta.

Nuk ka mafia, nuk ka llum, që më ndalin dot dhe as nuk më izolojnë dot. Kanë tërhequr këtë llucë këtu ku janë për të kontrolluar gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë të partisë të vet. Më bëjnë të privilegjuar që jam unë në këtë proces kundër socialistëve, më bëjnë që të jenë me shumë i rëndësishëm. Nuk me tremb aspak. Do të kemi kohë për të folur për skandale të tjera.’– u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad