Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në Tiranë sot mbahet takimi i tretë në kuadër të minishengenit ballkanik. Kryeministri Rama do të presë presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zaev. Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në Samit, ndërsa pjesë e tij nuk janë as Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në përgjigje të interesit të mediave për këtë çështje refuzoi të përfshihet në debatin e hapur tashmë mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, por nuk la pa thumbuar këtë iniciativë.
Meta: Nuk kam asnjë koment paraprak. Çdo takim, çdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate sesa debate.
Takimi në Tiranë është i treti në kuadër të minishengenit ballkanik pasi atij në Novi Sad dhe Ohër.