Sulmi ndaj prokurorit Kuliçi, PD: Duhet angazhim maksimal, autorët të ndëshkohen

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij. Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë.

Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmente të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet.

Inkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane.

Zjarr Tv Ad