Nënkryetari i PD-së është shprehur me tone të ashpra ndaj samitit të organizuar në Tiranë, gjoja për nismën e mini-shengenit. Me një postim në Facebook, Paloka shkruan se ky nuk është Shengen i vogël, por një Serbi e madhe kundër interesave të Kosovës.
Reagimi i plotë i Edi Palokës:
Nuk është Shengen i vogël, por Serbia e madhe, kundër interesave të Kosovës dhe aspiratës se shqiptarëve për integrim në BE.
Është realizimi i ëndrrës së Millosheviçit për dalje në det, që nuk e mori dot me luftë e po ja dhuron Esati ‘modern’!
Rama e di shumë mirë këtë, prandaj vazhdon të sulmojë Kosovën në krah të zëdhënësit të Millosheviçit që pak ditë më parë guxoi të mohojë masakrën e Reçakut!
Vuçiçit nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të tundte kokën në shenjë aprovimi ndërkohë që ‘shqipfolësi’ kryeministër i Shqipërisë, sulmonte Kosovën…!