Itali/ Shqiptari falsifikonte targat e automjeteve

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për falsifikimin e targave të makinave. Gjatë një patrulle rutinë të policisë në zonën e Via Boaria, autoritetet ndaluan një makinë pa targa ku ndodhej 21 vjeçari me iniciale G.S.

Shtetasi shqiptar nuk ishte i pajisur me patentë dhe leje qarkullimi ndaj policia bëri një kontroll në automjetin e tij. Oficerët gjetën në sediljen e prapme të makinës tip Alfa Romeo, disa targa të cilat ishin të mbuluara me ngjitës të zi duke fshehur numrin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti pinca të mëdha të cilët përdoreshin për shkuljen e targave. Shtetasi G.S. u shoqërua në komisariatin Faenza nën akuzën e falsifikimit të targave të automjeteve.

Zjarr Tv Ad