Që të bësh gjëra të mira duhet të të punojë logjika dhe kjo nuk i mungon aspak, Bogdan Todchuk. Ukrainasi ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të ndërtuar vegla muzikore.
Ai ka nisur të prodhojë kitare, violina dhe instrumente të tjera muzikore duke përdorur mobilje t vjetra prej druri. Gjithçka nisi pasi një ditë, kur Bogdan po kthehej nga puna dhe gjeti një palë këmbë tavoline, të cilat i mori në shtëpi.
Që prej asaj kohe, ai i bënë bashkë dërrasa tavolinash e këmbë karrigesh për të krijuar instrumentet muzikore. Todchuk thotë se pasi mbledh mobiljet i gdhend për t’i dhënë formën e duhur të veglave muzikore. Ai shton se druri i mobiljeve është i një kualiteti të lartë dhe u jep tinguj më të mirë instrumenteve.
Kitarat e ukrainasit kanë dalë në treg me çmim tepër të arsyeshëm. Todchuk thotë se kitarat e tij kanë një tingull më të fuqishëm se ato të zakonshmet.