Doganierët amerikanë shtangen nga valixhja e shqiptarëve

0
492
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Secilit prej jush ju ka ndodhur që sa herë udhëtoni drejt të afërmve tuaj jashtë, valixhja juaj në vend të rrobave mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse e ndaluar. Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së.

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre. Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm sot, 6 janar 2020.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja. Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.

Zjarr Tv Ad