Ekzekutohet Kastriot Reçi, pronari i një televizioni lokal

0
728
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i televizionit lokal, “Media plus TV” në Mirditë është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të marte (7 janar) rreth orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit. Viktima është Kastriot Reçi 47 vjeç dhe mësohet se është ekzekutuar nga dy persona, ende të paidentifikuar, sapo ai ka zbritur nga makina e tij, pranë lokalit. Njëri nga personat ka bërë ekzekutimin dhe tjetri e ka pritur me makinë. Pas vrasjes, dy autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Dy vite me parë në Itali është ekzekutuar edhe vëllai i tij, Gasper Reçi  i cili akuzohej për posedim dhe lëndëve narkotike. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Zjarr Tv Ad