Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në fshatin Tarinë, njësia administrative Bubq, shumë familje mbetën në qiell të hapur pasi banesat e tyre, u kthyen në të pabanueshme për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Një nga këto familje është ajo e Martin Jakut, i cili bashkë me fëmijët, bashkëshorten dhe dy motrat mbeti pa shtëpi më 26 nëntor.
Gjatë vizitës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha, në këtë fshat, pak para Vitit të Ri, ata apeluan për strehim duke parë si zgjidhje një kontenier deri sa të rindërtojnë shtëpinë e shembur plotësisht nga tërmeti. Vetëm dy ditë më parë, strukturat e PD, Fushë Krujë dhe nën kujdesin e kryetarit Basha u bë e mundur blerja e një kontenieri për të strehuar familjen Jaku.