Kryeministri Rama shkon të rrëfehet te prifti

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ismet Drishti

Një natë kryeministri Edi Rama sheh një ëndërr të keqe dhe çohet nga shtrati qull në djersë. Ëndërra kishte qenë e frikshme!
Shkon ti hudhë një grusht ujë faqeve dhe sheh veten në pasqyrë që ishte zbardhur e bërë meit.
Vendos që të nesërmen që në mëngjes të shkojë e të rrëfehet te një prift megjithëse nuk është besimtar.
Dhe ashtu bën.
Me të dalë nga shtëpia ndalon te kisha e parë që sheh e niset drejt vendit të rrëfimit. Ulet dhe I thotë priftit – Atë kam ardhur të rrëfehem!
– Që kur nuk je rrëfyer biri im – e pyet prifti.
– 30 vjet atë!
Kurioz për këtë njeri prifti kthen kokën ta shohë dhe e njeh menjëherë.
– Mos jeni Edi Rama kryeministri?
– Po atë!
– Ai i Rilindjes?!
– Po atë.
– Më vjen keq bir i perëndisë por unë nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Duhet të shkoni te peshkopi!
Ngrihet Rama dhe niset për te peshkopi. Përsëritet gjithçka. I thotë peshkopit që ka ardhur të rrëfehet.
– Peshkopi e sheh i çuditur dhe e pyet: Mos jeni Edi Rama?
– Po
– Kryeministri i Rilindjes?
– Po po.
– Ai Skënderbeu i Spiropalit?
– Eh po hirësi!
– Më vjen keq bir por nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Duhet të shkoni patjetër në Vatikan!
Tashmë jo veçse i trembur por edhe i çuditur i kërkon menjëherë takim Atit të shenjtë. E pranojnë. Shkon si Papa.
– At i shenjtë kam ardhur të rrëfehem!
– Mos je Edi Rama?
– Po atë!
– Kryeministri i këtij vendit matanë Adriatikut? Ti që ke bërë PPP – të? Ti që ke bërë të ikin nga vendi mbi 500.000 vetë? Ti që ke dalë në foto lakuriq e që shkon në takime me atlete e shallvare?!
– Po atë i shenjtë.
– Më vjen keq bir i perëndisë por unë nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Do zbresësh këtej poshtë e do shkosh deri në fund të tunelit. Aty do i rrëfehesh zotit se prej aty na dëgjon!
Zbret Rama e shkon deri në fund të galerisë. Atje poshtë një kryq i madh dhe Krishti i gozhduar në përmasa reale.
– Zoti im kam ardhur të rrëfehem. Jam…
– Lëre lëre se e di kush je dhe të gjitha çfarë ke bërë e çfarë u ke bërë njerëzve të tu. Të gjithëve u cakton se sa herë duhet të thonë “Falëmi Mëri” kurse ti duhet tu thuash 1000 herë faleminderit Izraelitëve!
– Izraelitëve zoti im?! Nuk po kuptoj?!
– Izraelitëve që më kanë gozhduar këtu, se të mundja, do kisha zbritur e do të shk…. piiiiiippppppp

Zjarr Tv Ad