Tërmeti, Soreca: Shqipëria u ndihmua si të ishte vend anëtar i BE

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në konferencën e sotme që u zhvillua për vlerësimin e nevojave pas tërmetit të 26 nëntorit, mori pjesë edhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Sorecca. Soreca shprehu solidaritetin për fatkeqësinë natyrore dhe se është krenar për punën e bërë deri më tani.

Luigi Soreca: ‘’Në fakt në shtëpinë e Europës, në këtë sallë jemi mbledhur 2 ditë pas termetit dhe ishim te shokuar nga tragjedia e 26 nëntorit. Tani jemi mbledhur përsëri këtu në një kohë të shkurtër. Duhet të jemi krenar që e gjithë kjo punë po bëhet që Shqiperia të rindërtohet. Jemi krenarë për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga vendet e BE.”

Më pas ai deklaroi se pas datës 26 nëntor u hasën disa faza dhe se Shqipëria u ndihmua njësoj sikur të ishte një shtet anëtar i BE.

Luigi Soreca: ”Faza e parë ishte mbërritja e ekipeve të shpëtimit nga vendet e BE dhe kjo i ndihmoi shumë autoritetet shqiptare në shpëtimin e jetëve menjëherë pas fatkeqësisë. Më pas faza e dytë ishte ardhja e ekipit të inxhinerëve të ndërtimit të cilën bënë verifikimet e dëmeve të ndërtesave.

21 vende i erdhën në ndihmë Shqiperisë dhe u ndihmua si sikur të ishte një vend anëtar i BE.” Ambasadori tha se BE do jetë në krah të Shqipërisë.

Luigi Soreca: ‘’Pas tërmetit, BE do i qëndrojë në krah Shqiperisë. Asnjë vend nuk është 100% i përgatitur për të përballuar fatkeqësi natyrore, dhe Shqiperisë i mungonte infrastruktura. Prandaj ky raport ishte mëse i nevojshëm. Botimi i këtij raporti na çon në fazën e trëtë, atë të rindërtimit dhe publikimi i tij është një vendim i duhur i qeverisë.

Soreca tha se të gjitha delegacionet e BE po punojnë që kjo konferencë të jetë e suksesshme dhe se do të bëhet gjithçka qe duhet për të ndihmuar Shqiperinë edhe në fazën e tretë, atë të rindërtimit.

“Ky dokument do të përdoret për të marrë ndihmat e nevojshme nga konferenca e donatorëve. Kjo konferencë do te kryesohet nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Lein.’’

Duke u ndalur dhe te çështja e negociatave, ambasadori i BE deklaroi se vendet anëtare vlerësojnë se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Zjarr Tv Ad