Balla uron 7 Marsin nga Normalja e Elbasanit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu është bashkuar urimeve me rastin e 7 Marsit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Balla ka treguar se ka zgjedhur të jetë i pranishëm te Normalja e Elbasanit, ku përveç urimeve që i ka përcjellë mësuesve të kësaj shkolle, shpërndau për ta dhe certifikata për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.


MESAZHI I BALLËS

🌹Me përulje dhe mirënjohje sot uroj të gjithë arsimtarët Gëzuar 7 Marsin!
110 vite më parë Normalja e Elbasanit do të niste misionin e saj për të përhapur dije në të gjithë trojet shqiptare📖📚
Nga Normalja e Elbasanit uruam mësuesit në këtë 7 Mars duke shpërndarë edhe certifikata për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
Faleminderit dhe përulje për punën dhe sakrificat tuaja!🙏

Zjarr Tv Ad