Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë bëhet institucioni i parë i vuajtjes së dënimit që ndalon takimet e të burgosurve me familjarët e tyre.
Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në një urdhër të dytë.
Drejtoria e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës është duke instaluar video projektor që familjarët të kenë mundësinë të komunikojnë me të afërmit e tyre të burgosur.
Në kushte kur është e ndaluar kategorikisht takimi i familjarëve me të burgosurit me një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve takimet do të bëhen sipas një forme të re.
Krijimi i sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të burgosurve me familjarët e tyre përmes videoprojektorëve.