Presidenti Meta dekreton tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Dekretimi i emërimeve u bë pasi kreu i shtetit shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes.

“Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zjarr Tv Ad