Ministria e Shëndetësisë njofton për 17 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit duke e çuar në 433 numrin total të të infektuarve.
Nga këta 197 janë të shëruar, ndërsa 23 e kanë humbur betejën. Jane 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shendetesise nenvizon respektimin e masave te distancimit social brenda rretheve familjare pasi: Ne 17 rastet e reja te konfirmuara një pjesë kanë qenë raste kontakte të mos zbatimit të distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.”
“Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast” deklaroi Prof. Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisē.
60 paciente ne spital- Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste