Koronavirusi: 830 mijë euro ndihma ushqimore për familjet në nevojë

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndalim-qarkullimi në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19, ka vendosur në vështirësi shumë familje që po përballen me probleme të furnizimit me ushqime.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi magazinën e rezervave të shtetit nga ku po nisen çdo ditë pako ushqimore për familjet në nevojë.

Xhaçka foli në lidhje me kontratën e finalizuar së fundi prej 830 mijë eurosh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të vendosur në vështirësi nga situata e pandemisë.

Olta Xhaçka: Kontrata që sapo kemi finalizuar, prej  830 mijë eurosh, na krijon mundësinë që të furnizohemi me mallra ushqimore për t’i ardhur në ndihmë mbi 30 mijë familjeve

Ministrja u shpreh se gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar 185 mijë qytetarë dhe familje në nevojë. 

Xhaçka vlerëso edhe punonjësit e rezervave të shtetit dhe efektivët e Komandës Mbështetëse për punën që po bëjnë.

 Opozita ka akuzuar ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë për  korrupsion me tenderat e zhvilluar javët e fundit lidhur për furnizimin e popullatës në nevojë me artikuj ushqimorë.

Megjithatë ministrja e Mbrojtjes nuk i ka momentuar deklaratat e Partisë Demokratike duke theksuar se paketa financiare e qeverisë krijon më tepër mundësi për të ndihmuar shtresat në nevojë.

Zjarr Tv Ad