Manastirliu ndan video-mesazhin/ Najada Çomo e lodhur e me sy të nxirë: Një lajm të mirë dhe një të keq për COVID 19

0
598
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjet një video mesazh të Shefes së Infektivit Najada Çomo nga spitali infektiv. Kjo e fundit shfaqet e lodhur dhe me sy të nxirë në video, ndërsa ndan me shqiptarët një lajm të mirë dhe një tjetër të keq.

Çomo shprehet se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.

Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali:
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme. Armë më e mirë është mbrojtja, ndërsa ne kemi mjekimin”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad