Thyen masat kundër përhapjes së koronavirusit, gjobiten me 100 mijë lekë 253 qytetarë

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka gjobitur me 100 mijë lekë 253 qytetarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit të vendosur nga qeveria në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Sipas policisë këta persona janë konstatuar duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu “gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. 

“Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta . Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar”,thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu  janë konstatuar edhe 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zjarr Tv Ad