Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj, se për të dalë nga kjo situatë e krijuar nga përhapja e koronavirusit është shtimi i numrit të testeve.
Në një reagim, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se në shumë vende të botës, testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes se covid-19.
Bardh Spahia: Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njëherë rendësin e rritjes së testimeve, pasi në këtë mënyrë jo vetëm nuk arrijmë të shkëpusim dot zinxhirin e infektimit, por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e të infektuarve nëpër spitale. Sot kemi disa mjekë dhe infermiere nga spitali i Traumës të vetekarantinuar. Uroj me zemër që t’i kenë shpëtuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyrës aty ku ka dhe shume nevoje
Testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes se covid në shumë vende që sot po bëhen gati t’i hedhin hapat e parë drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohë duhet shtuar numri i testimeve në mënyrë që të nisë hapja dhe kthimin në normalitet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.