Qytetarët detyrohen të shfrytëzojnë sheshet e pushimit si pasojë e radhëve të gjata të krijuara në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare. Ata shprehen se po ndeshen me vështirësi për të marrë shërbime, pasi presin mbi një orë, vonesa të cilat i detyrojnë të thyejnë lejen ditore.
Qytetarët po vijojnë të ndeshen me vështirësi për marrjen e shërbimeve pranë Bankës Kombëtare Tregtare. Ata detyrohen të shfrytëzojnë sheshet e pushimit, pranë sporteleve për të pritur në radhë.
Klientët e bankës ankohen për vonesa në shërbime, ndërsa kanë më shumë se një orë duke pritur në radhë.
Shërbimet që qytetarët kërkojnë të marrin pranë kësaj banke janë nga më të ndryshmet, ndërsa shprehen se nga vonesat detyrohen të shkelin orarin e lejuar prej 90 minutash.
Mes qytetarëve që presin me orë në radhë, ka dhe shtetas të huaj, që presin të marrin shërbime. Rasti konkret është i këtij shtetasi i cili mban numrin 97 në radhë.