Kryeministri theksoi se për shkak të koronavirusit, muajin mars shteti ka humbur 100 milion euro, në muajin prill sipas kryeministrit do të humbasë 170 milion euro.
“Unë dhe kjo qeveri do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi pranë gjithkujt, por mbajeni parasysh, kjo shtëpi, ky shtet ka humbur si rezultat i kësaj lufte 100 mln euro në muajin mars.
170 mln në prill dhe me gjasë do të humbasë 170 milion në maj dhe 100 milion në muajin qershor, që është në total gjysmë miliard euro, nuk po ju qahem dhe as po ankohem.
Por, nuk do të thotë se do ju harrojmë, por thjesht po ju them se edhe në shtëpinë tonë të madhe janë goditur dhe duke marrë parasysh se sa shumë po bëjmë, të ardhurat janë goditur fort. Unë dua që ju të merrni më shumë nga sa kërkoni, se sot ju jeni më shumë se kurrë familja ime, por kam përgjegjësinë se kjo shtëpi të ketë dinjitet”, tha Rama.