Në faqen e e-albania do të publikohen sot deri nesër, aktivitetet që do të hapen prej datës 27 prill. Të gjithë ata që do të hapen duhet të njihen me protokollen dhe të jenë konform rregullave
Çdo aktivitet ka kodin e vet përkatës.
“Me bllokun e dytë u japim mundësi të kthehen në punë 27 589 punonjësve të regjistruar” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Do te hapet shitje me pakicë ne dyqane jo të specializuara, tregti me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure, tregtia me pakicë e mobiljeve, artikuj shtëpiakë, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, tregtia me pakicë e lodrave në dyqane të specializuara
Shërbimi taksi është pjesë e listës për tu hapur javën e ardhshëm me vetëm një person brenda në diagonal me shoferin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi taksitë janë përfitues të 3 pagave të luftës. Pavarësisht faktit të hapjes çfarë është dhënë nuk do të merret. Pavarësisht se nis puna nuk do u merret paga e luftës. E treta do të merret në fillim të qershorit”