Gomonia e vjedhur që u kap në Vlorë trafikoi dje 33 klandestinë drejt Italisë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gomonia që u kap sot në Vlorë së bashku me dy persona në bord mësohet se kishte transportuar një ditë më parë drejt brigjeve të Italisë 33 klandesinë.

Mjeti lundrues ishte denoncuar i vjedhur në Greqi nga autoritetet policore të shtetit helen. Por gjatë operacionit, policia shqiptare pati bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.

“Guardia di Finanza konfirmoi se mjeti lundrues dhe dy personat ne bord, ditën e djeshme kane transportuar në brigjet e Italisë 33 klandestine. Ka të dhëna të besueshme që kjo gomone kërkohet prej një muaji nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza” njofton policia.

Mjeti lundrues i paidentifikuar, u pikas nga Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësires Detare.

Anija P – 03 e Rojes Bregdetare  e arriti mjetin lundrues tip gomone në zonën e quajtur Shpella e Haxhi Alisë.

Në gomonen e gjatë rreth 9 m me 2 motorë 250 kW, lundronin edhe dy persona, të identifikuar si Paulin Koçi dhe Dushan Spahiu, të cilët deklaruan se kishin dalë në det për të testuar mjetin lundrues, por pa patur lejen përkatëse.

Dy shtetasve iu sekuestruan aparatet telefonike dhe u njoftua Policia Kufitare e Vlorës.

Gomonia u rimorkiua dhe u akostua në Triport, ku iu dorëzua Policisë.

Zjarr Tv Ad