Mësim me distancë në klasa, Rama: Procesi i kombinuar, vazhdon edhe online

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisja e shkollës për këtë vit akademik nuk do të jetë si më parë, të paktën deri në gjetjen e vaksinës. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të aplikohet edhe mësimi në klasë por edhe ai online. Ndërsa puna tashmë ka nisur për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pavarësisht një skenari optimist për hapjen e shkollave brenda këtij sezoni shkollor për shkak të masave shtrënguese ndaj pandemisë, kryeministri Edi Rama tregon që distancimi social do të vijojë deri në momentin që të gjendet vaksina.

Rama: Një element i rëndësishëm që sjell situata e re e krijuar që nuk do të mbarojë shpejt është  edhe procesi i hapjes do të jetë i distancimit social dhe duhet me futur elementin e kapacitetit dixhital për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe atij online deri kur mortja të ketë marrë fund me vaksinën të kemi turne të javës, me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që vijon nga shtëpia. Të pajisim me kapacitet komunikimin shkollat dhe fëmijët. Kjo duhet mbajtur parasysh.

Procesi i rindërtimit duhej të niste prej muajsh, por për shkak të pandemisë dhe lëvrimit të fondeve nga BE, ky proces u shty në kohë.

Ditën e premte u prishen 5 objekte arsimore në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas qeverisë brenda semestrit të dytë të vitit të ri shkollor që pritet të nisë në shtator, nxënësit do të kenë mundësi të shkojnë në godinat e reja të rindërtuara.

Ahmetaj: Menjëherë pas marrëveshjes kuadër fillojnë ofertat dhe besoj që brenda 1 nëntorit kjo parti shkollash do të ketë mbaruar, që janë mbi 40, duhet të ishin 59, por 22 i ka marrë UNDP, KE-ja. Atë afat që kemi vendosur do ta ndjekim, me shkollat, 24 orë në punë, për t’u futur nxënësit në 1 nëntor.

Për shkak të Covid-19, shkollat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe ende nuk ka një vendim nga ana e qeverisë se kur të do të hapen.

Shkollat e shembura që do të rindërtohen

Tiranë – Shkolla e Mesme “Sami Frashëri”

Vorë – Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Subashi”

Krujë –  Shkolla 9-vjeçare  “Sherif Dervishi”

Shijak – Shkolla “16 Shtatori”

Kavajë – Shkolla “Charles Telford”

Zjarr Tv Ad