Rama: Lini dënglat, a jeni në metro

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama doli sot në një tjetër videomesazh sensibilizues për  të vijuar masat kufizuese të lëvizjeve.  Ai përmendi rastin e infektimit me Covid-19 të çiftit të moshuar në Mirditë, të cilët dyshohen që të kenë marrë virusin nga djali i tyre që punonte si gardian në burgun “313” në kryeqytet.

“Pse nuk më ka marrë malli mua nënën time, apo kam frikë se më kapë policia rrugës. Jo unë e zbatoj regullin sepse besoj se mbroj veten time dhe njerëzit e mi. Rregullat në këtë kohë nuk janë se dua unë, apo shteti por janë për të na dhënë një kornizë sigurie dhe për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë që përkufizon qartësisht lirinë tonë si një mundësi që mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

 Çfarë nuk thonë ca tipa, dëngla me okë. A jeni në metro apo jo,  e shihni ca bëhet. Dakord Shqipëri nuk ua mbush mendjen. Darkod që unë kam qenka ai që po përfitoj për të vendosur komunizmin, po botën e shikoni?

 Prindërit tanë janë gjëja më e çmuar nuk mund ti rrezikojmë dhe ti fusim në një luftë ku ata janë më të rrezikuarit. Dhe ato dënglat, që do shkojë djali atje se shteti I ka braktisur lërini. Po bëjmë gjithcka ditë e natë për të ndihmuar sado e këdo. U bënë 6 javë, keni dëgjuar ndonjë të vdesë për bukë?!” 

Zjarr Tv Ad