Zbardhet mbledhja online/ Basha angazhon strukturat e PD: Qeveria nuk do t’ia dijë, të mbështesim njerëzit në nevojë dhe bizneset në vështirësi

0
326
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha u ka dhënë porosi strukturave të PD në gjithë Shqipërinë të ndihmojnë familjet në nevojë dhe bizneset në vështirësi.

BalkanWeb mëson se sipas Bashës qeveria nuk do t’ia dijë se në çfarë situate është Shqipëria dhe shqiptarët prandaj i kërkon strukturave të partisë të angazhohen për të ndihmuar në terren.

”Kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për shqiptarët. Strukturat të ndihmojnë familjet në nevojë dhe bizneset në vështirësi. Këto ditë shqiptarët t’i mbajnë mend si ditët kur PD ishte përkrah tyre.”- është zbardhur nga fjala e Bashës në mbledhjen online.

Zjarr Tv Ad