Prezantohej si polic, pranga 42-vjeçarit në Tiranë

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 42-vjeçar, i cili prezantohej si efektiv policia është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në kudër të operacionit të koduar “Kompetencat” u vu në pranga shtetasit me iniciale J. M., 42 vjeç.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Zjarr Tv Ad