‘Ngec’ rindërtimi i shkollave, anulohen 10 tendera mes tyre dhe ai për shkollën “Sami Frashëri”

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre ditë më parë bashkia e Tiranës vendosi shembjen e shkollës ‘Sami Frashëri’, duke deklaruar nisjen e procesit të rindërtimit.Pavarësisht kësaj në agjencinë e prokurimeve publike bëhet e ditur anulimi i tenderit për studimin dhe projektimin e ndërtesës së re. Vetëm për këtë fazë bashkia e kryeqytetit ka parashikuar të shpenzojë  tre milionë e gjashtëqind mijë lekë pa TVSH.

Por në agjencinë e prokurimeve publike argumentohet se asnjë nga kompanitë që shprehën interes nuk plotësonte kriteret.

Në total është anuluar tenderi për studimin dhe projektimin e 10 shkollave me një vlerë prej 14 milionë lekësh pa tvsh. I njëjti veprim është bërë dhe për projektimin e 5 objekteve të tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit me një vlerë prej 7.4 milionë lekësh.

Më parë u bë e ditur dhe anulimi i tenderit për rindërtimin e banesave një katëshe për familjet e dëmtuara nga tërmeti, një miliard e tetëqind e pesëmbëdhjetë milion lekë .

Loti I: Studim projektim për objektin: “Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Hasan Vogli”, me fond

limit në vlerën 2 387 700 (dy milion e treqind e tetëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind) lek pa

TVSH

• Loti II: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Mangull” me vlerë me

fond limit në vlerën 777.000(shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH

• Loti III: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Pezë e Vogël” me vlerë

studim projektimi 777.000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH

• Loti IV: Studim projektim për objektin: Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan” me vlerë studim

projektimi 431.400 ( katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind) lek pa TVSH

• Loti V: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i kopështit “Fikas” me vlerë studim projektimi

317.602 ( treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH

• Loti VI: Studim projektim për objektin: ”Ndërtimi i kopështit “Gurrë” me vlerë studim

projektimi 317.602 (treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH

• Loti VII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës së mesmë “Sami Frashëri” me

vlerë studim projektimi 3.645.682(tremilion e gjashtëqind e dyzet e pesëmijë e gjashtëqind e

tetëdhjetë e dy) lek pa TVSH.

• Loti VIII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Qazim Turdiu” me

vlerë studim projektimi 2.407.860 (dymilion e katërqind e shtatëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë)

lek pa TVSH

• Loti IX: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Murat Toptani” me vlerë

studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë ) lek pa TVSH

• Loti X: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “17-Shkurti”, Qesarake e

Vjeter” me vlerë studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë) lek

pa TVSH.

Zjarr Tv Ad