Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Fasha e orareve për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites. Lajmin e bëri të ditur zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila bëri thirrje për respektim të rregullave dhe distancimit social.
“Fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet 08:00-16:00. Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse #COVID19. Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumente biometrike”, u shpreh Voda.